Artisti i njohur Lindon Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij në skenën muzikore, pas një pauze disa vjeçare.
E këtë rikthim ai nuk do ta bëjë vetëm , pasi po vjen në bashkëpunim me artistin Luiz Ejlli, që pritet të pushtojnë skenën shqiptare.
Lindoni dhe Luizi po sjellin këngën “Ëndërr” e që sipas paralajmërimit në Instagramin e Lindonit, është ripërpunim i këngës së babait të tij të ndjerë, Agron Berishës.
Kënga është vizualizuar me videoklip nga produksioni “A Film by Ideal” ndërsa cover dizajni është punuar nga “Rilindi”.
Lansimi i projektit do të ndodh së shpejti.