Rikthehet Liga e Kampionëve, nesër ballafaqohen PSG-Real Madridi

Gara më prestigjoze evropiane në nivel klubesh, Liga e Kampionëve do të rikthehet nesër më ndeshjet e fazës 1/16 të saj.

Të martën zhvillohen dy ndeshjet e para ku Manchester City luan si mysafir i Sportingut të Lisbonës, kurse sfida kryesore e kësaj mbrëmje zhvillohet në “Parkun e Princave” në Francë ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe Real Madridit.

Të mërkurën pastaj zhvillohen dy sfida të tjera shumë delikate. Bayerni i Munihut e viziton Salsburgun e Austrisë, kurse kampioni i Italisë Interi e pret Liverpoolin në “Giuseppe Meazza”.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Ndërkohë që këto pritet të jenë formacionet e mundshme të ndeshjes PSG-Real Madrid:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Verratti, Gueye, Wijnaldum; Messi, Mbappe, Di Maria.

Real Msadrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Story i radhës

Asnjëri prej jush nuk e thyen dot heshtjen, çfarë duhet të flisni në takimet e para

Të fundit nga