rikthehet kupa e shqiperise per vajza 6793b8034407a

Rikthehet Kupa e Shqipërisë për vajza

January 24, 2025
1 minut lexim

Më 28 janar do të rikthehet Kupa e Shqipërisë në futbollin e vajzave.

Ndryshe nga viti i kaluar, sipas skemës së re, në këtë kompeticion do të marrin pjesë 9 ekipe, përveç Vllaznisë që në bazë të vendimit të Komisionit të Disiplinës nuk do të marrë pjesë këtë edicion.

Por si do të funksionojë skema e re?

Ekipet do të ndahen në 3 grupe (A, B dhe C) me nga 3 skuadra bazuar në renditjen e fazës së parë, dhe do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje. Në grupin A do të pozicionohen tre ekipet: Gramshi(1), Apolonia (2) dhe Partizani (3).

Në grupin B do të pozicionohen tre skuadrat e tjera: Egnatia (4), Kinostudio (5) dhe Laçi (6). Ndërsa në grupin C do të pozicionohen ekipet e renditura në tri vendet e fundit: Tirana (7), Teuta (8) dhe Lushnja (9).

Ndeshjet do të zhvillohen sipas skemës së mëposhtme:
Grupi A 1-3 2-1 3-2
Grupi B 5-4 4-6 6-5
Grupi C 7-9 8-7 9-8

Ndeshjet e para do të luhen më 28 janar, ndërsa takimet e tjera në secilin grup do të zhvillohen më 2 dhe 9 shkurt 2025.

Në fazën gjysmëfinale do të kalojnë ekipet e renditura në vendin e parë të çdo grupi dhe ekipi më i mirë i renditur në vendin e dytë. Për përcaktimin e çifteve gjysmë finalistë hidhet short i lirë ndërmjet 4 (katër) ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vlen bdi ja dhe patericat e saja po perdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit per te fituar pike politike 6793b75258588
Story i mëparshëm

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

trump bllokimi i urdhrit per marrjen e shtetesise permes lindjes do te apelohet 6793bb8ada0d8
Story i radhës

Trump: Bllokimi i urdhrit për marrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet

Të fundit nga

ShkoLartë