Rikthehet Champions League

Të martën dhe të mërkurën, do të zhvillohen sfidat e para të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Të martën, në qendër të vëmendjes do të jetë përballja në Paris, ku skuadra e Paris Sen Zhermenit do të takohet me skuadrën e Real Madridit. Nën hije të kësaj sfide, do të zhvillohet edhe takimi në Portugali, në mes Sporting Lisbonës dhe Mançester Sitit.

E mërkura sjell edhe derbin e dytë të kësaj faze eliminatore, kur në stadiumin “San Siro”, kampioni i Italisë, Interi, do të sfidojë Liverpullin. Në takimin tjetër, Bajern Munihu në transfertë përballet me Salzburgun.

Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 21.00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

6 strategji për të përmirësuar marrëdhëniet me klientët

Story i radhës

Në 52-vjetorin e UP-së, inaugurohen hapësirat e përbashkëta të fakulteteve teknike

Të fundit nga