Rikthehet bora, moti për këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë fundjavës dhe tri ditët e para të javës së ardhshme. Sipas kësaj faqje, të shtunën do të ketë mot me diell, derisa nga e diela pritet të kthehen reshjet e shiut dhe borës.

Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme gjatë ditës do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror do të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

“Temperaturat e ajrit vijojnë të mbeten të larta për këtë periudhë, megjithë me një tendencë të rënies së lehtë. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 3C, e maksimalet nga 7C deri 10C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s. Shtypja atmosferike në rritje të shtunën, më pas gradualisht në rënie”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni parashikimin e motit për secilën ditë veç e veç:

2.01.2021 – Ditën e shtunë vendi ynë mbetet me mot kryesisht të kthjellët, megjithëse orëve të mëngjesit me mundësi për mjegull nëpër ultësira. Nga dita e diel si rrjedhojë e depërtimit të një cikloni mbi Itali, një sistem frontal i këtij cikloni, kalon nga vendi ynë që mundëson sërish kushte për të reshura shiu, e në vise malore edhe reshje bore. Të reshura priten edhe ditën e hënë.

Edhe në fillim të javës rajoni ynë mbetet nën dominim të fushave ciklonike nga Italia, që kushtëzojnë një mot të ndryshueshëm, nga dita e martë kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, e herë herë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme gjatë ditës do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror do të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

3.01.2021– Në mëngjes ftohtë, përgjatë ultësirave me mjegull/mjegullinë. DItën kryesisht kthjellët dhe me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vransirat shtohen. Vonë gjatë natës priten reshje shiu, vende-vende edhe shi i akullt, e në vise malore borë.
5.01.2021– Të reshurat vazhdojnë herët në mëngjes. Ditën intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje me vransira. Nëpër ultësira mundësi për mjegull.
6.01.2021 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi, në vise malore me borë.
7.01.2021 – Kryesisht vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
8.01.2021 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Me mundësi për reshje lokale shiu në perëndim të vendit.

Ngjarja paraprake

Vetëm për Ty, një fillim i ri!

Ngjarja e ardhëshme

Kroaci: Pamjet satelitore tregojnë shkallën e tërmetit shkatërrues, Petrinja ka rënë 12 centimetra!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian