Rikthehet bendi “AC/DC”, paralajmëron këngë dhe album të ri

Bendi legjendar i muzikës rok “AC/DC” i ka entuziazmuar fansat duke e bërë të ditur lajmin se po rikthehen në skenën muzikore, dhe këtë javë do ta lansojnë një këngë të re.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të grupit në Twitter, pesë anëtarët e “AC/DC” i informuan fansat se së shpejti do të ribashkohen për të lansuar materiale të reja. Ata i postuan dy video paralajmëruese të shoqëruara me mesazhin “A jeni gati?”.

Vokalisti Brian Johnson, bataristi Phil Rudd dhe basisti Cliff Williams, po i ribashkohen bendit australian pas largimit në vitin 2016 kur edhe e përfunduar turneun e fundit muzikorë. Në fotografinë e fundit të postuar në rrjetet sociale, ata shoqërohen nga muzikantët veteran, Angus dhe Stevie Young.

Ndërkaq sa i takon këngës së re, ajo e mban titullin “Shot in the Dark” dhe adhuruesit e bendit mezi po e presin lansimin e këtij projekti. Po ashtu para pak orëve, inxhinieri i zërimit njëherësh bashkëpunëtor i kamotshëm i bendit, Mike Fraser, e konfirmoi lajmin se ka punuar në albumin e ardhshëm të “AC/DC”, me titull “PWR/UP”. Ky inçzim vjen pas albumit të fundit të grupit, “Rock Or Bust” të lansuar në vitin 2014.

Ngjarja paraprake

Nikollovski në takim me shërbimet inspektuese, është folur për rritjen e autorizimeve për inspektorët

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria kërkon mënyrë për t’i rritur kompetencat e inspektorëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian