Rikthehen reshjet e dëborës në disa zona të juglindjes së vendit

Reshjet e dëborës që kanë rënë në juglindje të vendit kanë qenë më të shumta në lartësitë mbi 1000 metra, ku trashësia e borës ka shkuar nga 10 deri në 15 centimetra.

Kalimi në rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës është pa probleme edhe për shkak të pastrimit dhe kriposjes së bërë nga firmat që merren me mirëmbajtjen e këtyre akseve rrugore.

Për shkak të reshjeve, ka probleme në qarkullim në aksin Vithkuq-Shtyllë, ndërkohë që vazhdon të jetë i bllokuar në majë të Bigllës aksi Shtyllë-Panarit.

Po ashtu, kalimi në disa fshatra të zonave malore të bashkisë së Korçës, bëhet me zinxhirë. Ndërkohë që në këto fshatra ka pasur edhe ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.

Policia Rrugore iu kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin akset rurale të zonave malore, të bëjnë kujdes dhe të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çmimi i talentit të West Hamit

Story i radhës

OBRM-PDUKM: Kovaçevski të kërkojë garanci të shkruara ku garantohet se Maqedonia nuk do të ketë pengesa drejt BE-së

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish