Riinfektim me Covid te personat që nuk krijojnë antitrupa

Në valën e dytë të pandemisë një numër i  vogël personash po riinfektohen me Covid-19. Mjekja kirurge Marsela Ceno thotë se kjo ndodh tek personat që  kanë krijuar shumë pak antitrupa.

“Sars-Cov 2 ka një larmishmëri shumë të madhe. Virusi bën një aplikim të ARN-së së vet dhe ndrysho natyrën, kështu që nëse herën e parë je prekur nga një lloj Sars-Cov herën e dytë mund të jesh prekur nga lloji i dytë”, tha ajo.

Sipas mjekes Marsela Ceno, deri tani 30 persona kanë rezultuar të riinfektuar në Gjermani.

Specialistët ende mbeten të ndarë nëse personat që kalojnë Covid krijojnë imunitet për gjithë jetën apo për një periudhë të caktuar kohore.

Ngjarja paraprake

A e dini nga cili fshat i Kosovës është Adelina Tahiri?

Ngjarja e ardhëshme

Edhe sonte, ajër i ndotur në Prishtinë

të fundit nga