Këngëtarja e njohur Rihanna bëri disa javë më parë një rikthim të fuqishëm në skenën e “Super Bowl” pas shtatë vitesh mungesë.
Momenti më i bukur i spektaklit ishte kur Riri i tregoi botës së ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo ka festuar ditëlindjen e 35-të me partnerin, ASAP Rockyn, miqtë dhe familjen e saj.
Dalja e saj në Super Boël shërbeu për të “riaktivizuar” turmën e paparacëve që e ndjekin tashmë kudo, siç ndodhi së fundmi me festimin e 35-vjetorit të saj.
Për të festuar, këngëtarja shkoi mbrëmjen e së hënës në Giorgio Baldi , një nga vendet e saj të preferuara që ndodhet në Santa Monica. Atje ajo shoqërohej nga partneri i saj si dhe familja dhe miqtë.
Ylli dukej mahnitëse e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë të bardhë duke e kombinuar me një palë taka argjendi dhe një pallto të zezë lëkurë.
Rihanna ka arritur suksese të shumta në karrierën e saj muzikore duke e bërë atë në një nga këngëtaret më të mëdha në histori që nga viti 2016, kur publikoi albumin Anti , ajo vendosi të bënte një pauzë në muzikë.
Mbetet për t’u parë nëse paraqitja e saj në Super Boël dhe albumi i saj i ri i paralajmëruar, i cili pritet të dalë diku nga fundi i vitit, do ta bëjë të rikthehet sërish fuqishëm në treg.