riad nis samiti i perbashket i liges arabe dhe obi se per zhvillimet ne gaza 654f7b878abdf

Riad, nis samiti i përbashkët i Ligës Arabe dhe OBI-së për zhvillimet në Gaza

November 11, 2023
1 minut lexim

Sot në kryeqytetin saudit Riad filloi samiti i përbashkët i jashtëzakonshëm arabo-islam për të diskutuar “zhvillimet e rrezikshme” që po ndodhin në Rripin e Gazës dhe territoret palestineze, transmeton Anadolu.

Sipas mediave zyrtare saudite, liderët dhe përfaqësuesit e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) po marrin pjesë në samitin që përkon me bombardimet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës për të 36-ën ditë.

Përpara fillimit të samitit, ministrat e jashtëm të vendeve arabe dhe islame mbajtën një takim përgatitor për samitin në Riad, me qëllim “konsensusin mbi draft-deklaratën përfundimtare të samitit mbi qëndrimin e unifikuar kolektiv arab dhe islam”, sipas Agjencinë zyrtare egjiptiane të Lajmeve të Lindjes së Mesme.

Sot herët, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se pas konsultimeve do të mbahet të shtunën samit i përbashkët arabo-islam lidhur me zhvillimet në Rripin e Gazës, në vend të dy samiteve.

Ajo tha se Gaza dhe territoret palestineze janë “dëshmitarë të zhvillimeve të rrezikshme dhe të paprecedentë që kërkojnë unitet arab dhe islam për t’u përballur me ta dhe për të frenuar pasojat e tyre”.





MARKETING

RENT A CAR

erdogan turp qe perendimi gjithnje flet per te drejtat e njeriut por hesht per masakren ne palestine 654f7b4a2852d
Story i mëparshëm

Erdoğan: Turp që Perëndimi gjithnjë flet për të drejtat e njeriut, por hesht për masakrën në Palestinë

po riparonte defektin nderron jete elektricisti ne elbasan 654f7c7226500
Story i radhës

Po riparonte defektin, ndërron jetë elektricisti në Elbasan

Të fundit nga

Kuvendi sërish në pauzë njëorëshe

4 Shkup, 14 maj – Kuvendi sërish nuk mund ta konstatojë rendin e ditës të mbledhjes së 48-të, sepse me kërkesë të deputetit Sasho Jançev nga E Majta është në pauzë deri
ShkoLartë