“Rezultati do të jetë i ngushtë”, Paskal Milo bën paralajmërimin e fortë për zgjedhjet

I ftuar në “Politik On”, ish ministri i jashtëm Paskal Milo bëri një parashikim rreth rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Sipas politikanit me eksperiencë, kushdo palë që do të fitojë, rezultati do të jetë i ngushtë.

Sipas tij, kjo gjë do ta bëjë jetën politike dhe parlamentare në vend më shumë delikate dhe më të cënueshme.

‘Do të ketë një agresivitet në retorikën të grupimeve që do të garojnë dhe kryesisht midis dy-tre partive kryesore politike që tashmë dihen. Dhe rezultati, për nga mënyra se si po zhvillohen ngjarjet, dhe ato sondazhe duke u hequr subjektivizmin, rezultati do të jetë i ngushtë. Për mua gjithnjë. Në të dyja variantet: edhe nëse fiton mazhoranca, edhe nëse fiton opozita.

Do të kemi një rezultat të ngushtë, i cili nëse do të përkthehet me vende në parlament, do ta bëjë jetën politike dhe parlamentare shumë delikate, shumë të cënueshme dhe vështirë që mund të ketë stabilitet politik.’-tha Milo.

Ngjarja paraprake

Arvizu: Ngjarja e 6 janarit ishte shokuese dhe ishte paralajmëruar gjatë këtyre 4 viteve

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi, e Premte 8 Janar 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian