Rezoluta për njohjen reciproke Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk na shkon ndërmend, nuk do e marrim parasysh

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur rreth rezolutës të miratuar nga Parlamenti Europian e cila kërkon që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundojë me njohjen reciproke.

Në reagimin e tij Vuçiç tha se as nuk do ta shqyrtoja apo ta marrë në konsideratë këtë kërkesë të PE-së e cila sipas tij është e papranueshme. I pyetur se si do të përgjigjet këtij dokumenti të BE-së që për herë të parë po e përmend njohjen reciproke, Vuçiq tha se do të përgjigjet “mirë, me dinjitet dhe mirësjellje”.

“Nuk na shkon mendja. Nuk do ta marrim parasysh”,-tha Vuçiç duke thënë se nuk mund të mendojë përgjigje “më të sjellshme”.

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”. Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet. Megjithatë, rezolutat e miratuara nuk janë dokumente obliguese për shtetet e BE-së./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një detaj i ri rreth procesorëve Intel do të thotë telashe për AMD

Story i radhës

Dosja e pazareve për varret, si merrnin para nga qytetarët për një vend në Tufinë

Të fundit nga