Rexhepi: Besa satelit i VMRO-së dhe Levicës

Ish deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, i cili tash vepron në Kuvend si deputet i pavarur, në një prononcim për indeks.mk ka folur për bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-së, Levicës dhe Besës. Rexhepi ka thënë se Besa është kthyer në satelit të VMRO-së dhe Levicës por ka shtuar se ky është një veprim i obligueshëm i Besës sepse sipas tij, po ia kthen borxhin e Tetovës VMRO-së me votat e të cilës e fitoi komunën.

Më vjen keq që subjekti politik që kam përkrahur edhe unë ka rënë në atë nivel të bëhet satelit i VMRO dhe Levicës dhe ti ngjitet bllokimit të Kuvendit të shtëpisë ligjvënëse të shtetit që i përgjigjet qytetarëve, me siguri kjo është si obligim i marrë gjatë zgjedhjeve lokale për Tetovën dhe verbërisht të pasojnë çdo veprim të VMRO-së, ka deklaruar deputeti Kastriot Rexhepi.

Thotë se deputetët jané të zgjedhur për të përmirësuar jetën e qytetarëve e jo për të vështirësuar. Shton se brenda Lëvizjes ka njerëz të mirë duke shtuar se akrobacionet e fundit të kësajë partie të mara nga disa individë për përfitime personale do ti kushtojnë shumë shtrejtë asaj në zgjedhjet lokale.

Gjithësesi deputetët janë të zgjedhur nga populli që të kryejnë punën e tyre që të propozojnë ligje të ndryshojnë ligje me propozim amandamente dhe jo të bllokojnë ato me amandamente për shkak se bllokimi nuk është në të mirë të vendit sepse ka të bllokuara ligje prej më shumë se dy vitesh dhe tash me bllokim total asgjë nuk do të funksionojë dhe Kuvendi nuk do e bëj funksionin pikërisht tash në kohë krizash që gjendet mbarë bota në çështjen e luftës në Ukrainë, kjo do të sjellë një problem shtesë duke bllokuar institucionet dhe duke dhënë mesazhin se ky vend nuk funksionon përfshirë dhe procesin në të cilin gjendemi, ka theksuar Rexhepi.

Story i mëparshëm

Nisin përgatitjet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Story i radhës

LSDM: Deputetët që bojkotojnë Kuvendin, të heqin dorë nga rrogat dhe privilegjet

Të fundit nga