reshjet e shiut rendojne terrenin nderpritet ndeshja pas gjysme ore loje 655cc70f5ba3e

Reshjet e shiut rëndojnë terrenin, ndërpritet ndeshja pas gjysmë ore lojë

November 21, 2023
1 minut lexim

Reshjet e shumta të shiut që po bien në Malin e Zi, kanë bërë që të ndërpritet ndeshja Mali i Zi U-21 – Shqipëri U-21.

Reshjet e shumta e kanë bërë që fusha e blertë të mbulohet nga uji dhe kur nuk kishte kaluar gjysmë ore lojë, pikërisht minuta 27,  zyrtarët kanë vendosur që ta ndërpresin takimin, i cili në ato momente ishte në shifrat 0-0.

Kombëtarja Shpresa zbret sot në fushë përballë Malit të Zi në transfertë, në orën 15:00, e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Sllovaki 2025”.

Djemtë e drejtuar nga Alban Bushi do të kërkojnë që të harrojnë turpërimin që morën përballë Rumanisë disa ditë më parë , kur u mundën 5-0 dhe të ngjiten sërish në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, Mali i Zi ka arritur vetëm një fitore përballë Armenisë në këtë fushatë kualifikuesesh.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

netanyahu shpresoj ne lajme te mira per shkembimin e pengjeve 655cc69cd57c5
Story i mëparshëm

Netanyahu: Shpresoj në lajme të mira për shkëmbimin e pengjeve

aksident i rende ne gjader te lezhes perplasen tri makina te lenduarit nxirren me veshtiresi nga mjetet nga mjetet 655cc749a8ba1
Story i radhës

Aksident i rëndë në Gjadër të Lezhës, përplasen tri makina/ Të lënduarit nxirren me vështirësi nga mjetet nga mjetet

Të fundit nga

ShkoLartë