Reshje shiu gjatë natës në Korçë, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Korçës përgjatë orëve të darkës janë regjistruar reshje shiu me intensitet mesatar deri në 30 mm.

Në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Voskopojës ka pasur reshje të pakta dëbore, që nuk kanë shkaktuar probleme.

Mësohet se gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale paraqitet e mirë, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Përjashtim përbën vetëm aksi Boboshticë-Dardhë, prej kilometrit të 7 deri në të 13, ku qarkullimi me mjete të vogla rekomandohet të bëhet me zinxhir.

Sakaq ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat e Moglicës, që furnizohen nga linja e Lekasit.

Aktualisht vijojnë reshjet e pakta të shiut.

Ngjarja paraprake

Trump flet pas konfirmimit të Biden president të SHBA-ve, tregon a do t’ia dorëzojë pushtetin

Ngjarja e ardhëshme

Washington, gjendja emergjente civile vazhdon edhe për 15 ditë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian