Reshje dëbore në qarkun e Korçës, zbardhet Dardha dhe Voskopoja

November 30, 2024
1 minut lexim

Reshjet e dëborës janë rikthyer serisht në qarkun e Korçës. Reshjet kanë qenë prezentë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 m. Sipas informacioneve reshjet vijojnë akoma.

Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm. Kontraktorët ndodhen në terren për çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve.

Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndërkohë pjesa tjetër e qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rron Gjinovci “shpërthen” pas atyre që pyesin “pse a nuk është çliruar veriu a?”

Story i radhës

Shkencëtarët zbulojnë se si u krijua rrethi qiellor 3600-vjeçar nga Nebra

Të fundit nga

Vullneti-Gjestit: Foli pak Xhenetës

Banori i shout më të madh në vend, Vullneti i ka kërkuar diçka Gjestit. Me seriozitet të madh, Vullneti i thotë Gjestit që t’i flas Xhenetës lidhur me sjelljet e saj. Ajo
ShkoLartë