Republikani i ri dhe yll në ngritje i konservatorëve adhuron “Çerdhën e shqiponjës” së Hitlerit

Madison Cawthorn, republikan 25-vjeçar, do të bëhet anëtari më i ri i Kongresit. Të martën fitoi Distriktin e 11-të të Kongresit në Karolinën e Veriut, duke mundur 62-vjeçarin kolonelin e pensionuar të Forcave ajrore Moe Davis.

Cawthorn është mijëvjeçari i parë i lindur në vitet 1990, i cili do të shërbejë në Kongres. I ka mbushr 25 vjet në gusht, e cila është mosha minimale për të marrë atë pozicion. Deri më tani, anëtari më i ri i Kongresit ka qenë 31-vjeçarja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez.

Duke komentuar fitoren e tij, ai ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “Qani edhe më shumë, liberalë”. Cawthorn konsiderohet nga shumëkush të jetë një yll në ngritje i konservatorëve. Ndërsa biografia e tij tashmë është e mbushur me kontradikta. Është akuzuar për ngacmim seksual, por njihet më shumë si një supremacist i bardhë. Ka vizituar pronën “Çerdhja e shqiponjës”, ku Adolf Hitler kalonte verimet, dhe më pas ka shkruar në mediat sociale se ky vend “nuk zhgënjen”.

Kongresmeni i ri ka mbetur i paralizuar nga beli poshtë pas një aksidenti automobilistik kur ishte 18 vjeç. Thoshte se kjo i dha fund ëndrrave të tij për të ndjekur Akademinë Detare të SHBA-së. Mirëpo, një gazetë lokale e Karolinës së Veriut mohoi pretendimin e tij, duke shkruar se akademia e refuzoi përpara përplasjes.

Ndër fytyrat e reja interesante është 30-vjeçarja Demokrat Sarah McBride. Duke fituar pozitën në Delaware, ajo u bë senatorja e parë transgjinore në historinë e SHBA-së. Është gjithashtu Mark Kelly, një demokrat dhe një nga astronautët e parë të NASA-s, i cili fitoi vend në Senatin eArizonës, përndryshe konservatore.

Marjorie Taylor Greene, republikane nga Gjeorgjia, e cila mbështet haptazi teorinë e konspiracionit QAnon, sipas së cilës Trumpi shpëton botën nga zinxhiri i pedofilisë, ka hyrë në Dhomën e përfaqësuesve. FBI-ja e klasifikon këtë teori si një kërcënim të brendshëm terrorist.

Ngjarja paraprake

“Mos luani rolin e virgjëreshave”, kryeministri Rama ia thotë troç opozitës parlamentare: Jeni tap-popi! Bëhuni bashkë me ata jashtë dhe hiqni tabelën e shumëzimit!

Ngjarja e ardhëshme

COVID-19 në SHBA, gati 100 mijë raste të reja me koronavirus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian