Republikanët i dalin kundër Trumpit, votojnë për shfuqizimin e vetos së presidentit

Senati amerikan votoi
për anulimin e vetos së presidentit, Donald Trump, i cili e vendosi mbi ligjin
për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes prej 740 miliardë dollarësh.

Kjo
është ndarja e parë e rëndësishme e republikanëve nga Trumpi, njëzet ditë para
se të largohet nga detyra.

Trump, i cili u kthye në Uashington të enjten nga klubi i tij privat në Florida, rriti presionin mbi republikanët dhe kritikoi liderët e partisë për mos mbështetjen në rastin e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton cnbc, transmeton Gazeta Sinjali.

Senati amerikan u ul në ditën e parë të vitit të ri, gjë që nuk është e zakonshme për pushime.

Kjo ndodhi sepse republikanët, partia e presidentit, Donald Trump, ndërmorën hapa për të anuluar veton që vuri në paketën e madhe ligjore për mbrojtjen kombëtare.

Anëtarët
republikanë të Kongresit zakonisht qëndruan pranë presidentit gjatë katër
viteve të tij të trazuar në Shtëpinë e Bardhë.


nga dështimi për të fituar një mandat të dytë, Trump i ka kritikuar ashpër ata
për mos mbështetjen e plotë të akuzave të tij të pakonfirmuara për mashtrim
zgjedhor, si dhe për refuzimin e kërkesës së tij për të votuar për më shumë
ndihmë financiare për ata që preken nga COVID-19 dhe për gatishmërinë për të
rrëzuar veton e tij të Aktit të Mbrojtjes.

Senati
me shumicë republikane u takua në mesditë për të votuar Aktin e Mbrojtjes
Kombëtare 740 miliardë dollarësh, të cilin Trumpi e refuzoi të nënshkruajë sepse
nuk shfuqizon disa mbrojtje ligjore për kompanitë e teknologjisë.

Senatorët do të mbajnë dy vota procedurale për të anuluar veton e Trumpit, pasi Dhoma e Përfaqësuesve, me një shumicë demokratike, e anuloi atë të hënën. Nëse ka vota të mjaftueshme për të hequr veton, Senati do të mbajë një votim të dytë procedural dhe më në fund të miratojë ligjin të shtunën. /Gazeta Sinjali/  

Ngjarja paraprake

Dy dekada e pritën humbjen turpëruese të Taib Kabashit! Një rrëshqitje e pazakontë 

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, policia publikon pamjet nga vrasja e të dyshuarit në Mineapolis

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian