Republika Popullore e Kinës është “partneri” i ri strategjik i Komunës së Tetovës së udhëhequr nga Bilall Kasami.
Këtë mund ta konstatojmë pas postimit që sot pati drejtuesi i Ndërmarrjes Publike për Transport, Tetova Transport.
Sipas njoftimit, ambasadori Kinez ka qenë sot në vizitë në Tetovë ku mes tjerash është diskutuar edhe mundësia e furnizimit me mjete transportuese të Tetovës nga Kina.
“Tema e takimit ishte në kontekstin e zhvillimit të transportit publik për zonat urbane dhe rurale të Komunës së Tetovës”, thuhet në njoftim.
Kjo është një dëshmi se Kasami dhe udhëheqësit e opozitës me ose pa vetëdije janë vënë në shërbim të agjenturave të huaja dhe vetëm po u kryejnë shërbime atyre.
Për më tepër, ambasadori kinez edhe është dekoruar nga ana e udhëheqësisë.