Republika e Afrikës Qendrore shpall shtetrrethim për shkak të sulmeve rebele

Presidenti i Republikës së Afrikës Qendrore (CAR), Faustin-Archange Touadera, ka shpallur një shtetrrethim mbarëkombëtar gjatë orëve të natës, pas sulmeve të përsëritura të armatosura, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një shtetrrethim është vendosur në gjithë territorin e Afrikës Qendrore nga ora 8 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit”, njoftoi zëdhënësi i presidencës Albert Yaloke Mokpem.

Shtetrrethimi vjen mes sulmeve të përsëritura rebele në gjithë vendin, të cilat kanë nxitur edhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, të kërkojë nga të gjitha palët të ndërpresin armiqësitë dhe të sigurojnë paqe.

Situata në Republikën e Afrikës Qendrore ka qenë e tensionuar pasi Këshilli Kushtetues mohoi kandidaturën e ish-presidentit Francois Bozize për zgjedhjet e 27 dhjetorit të vitit 2020.

Ish-gjenerali mori pushtetin në një grusht shtet në vitin 2003, por u përmbys në një rebelim të vitit 2013.

Disa grupe milicie kanë sulmuar civilët, forcat e armatosura dhe forcat paqeruajtëse të OKB-së.

Presidenti Touadera, i cili ka fituar një mandat të dytë si president, ka përsëritur angazhimin e tij për paqen.

Disa parti opozitare nuk i pranuan rezultatet e zgjedhjeve të 27 dhjetorit dhe bënë thirrje për anulimin e tyre.

Zyrtarë të lartë të OKB-së dhe organizata rajonale u kanë kërkuar të gjithë aktorëve politikë në vend që të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe që çdo mosmarrëveshje në vend të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjet e vendit.



. .

Ngjarja paraprake

Vrapçisht, i mituri plagoset me pushkë nga një 16 vjeçar

Ngjarja e ardhëshme

Turqia lëshon urdhër për arrestimin e 27 të dyshuarve të FETO-s

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian