Republika Çeke fillon kufizimet për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Numri i infeksioneve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) të raportuara në Republikën Çeke ishte më i lartat për të tretën ditë radhazi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me 5.394 raste të reja, numri i përgjithshëm në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në mbi 100 mijë.

Qeveria çeke është përgjigjur duke vendosur masa kufizuese për të parandaluar valën e përhapjes, ku disa prej tyre hynë në fuqi të premten dhe të tjerat të hënën.

Të gjithë teatrot, kinematë, kopshtet zoologjike, muzetë, galeritë e artit, qendrat e fitnesit dhe pishinat publike do të mbyllen për të paktën dy javë.

Gjithashtu, të gjitha aktivitetet sportive në ambiente të mbyllura do të ndalohen. Në natyrë, vetëm deri në 20 persona do të lejohen të marrin pjesë në aktivitete sportive, masë kjo që do të prekë garat profesionale siç janë ligat e futbollit.

Restorantet dhe baret do të duhet të mbyllen në orën 20:00, kurse vetëm katër persona do të lejohen në një tryezë.


. .

Ngjarja paraprake

Nuk është miqësi, por as dashuri; ky është lloji më i ri i lidhjeve

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria ka një qasje pozitive ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, vlerëson KE-ja në Raport

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian