Reprezentuesi i Kosovës, sot do të luftojë për finale në Kampionatin Evropian

Boksieri i Kombëtares së Kosovës, Remzo Mustafiq (91 kg), është i përgatitur maksimalisht dhe sot do të luftojë për finalen e madhe të Kampionatit Evropian për të rinjtë, që po mbahet në Budva të Malit të Zi. 
Mustafiq është në formë të madhe dhe beson e shpreson se do të arrijë në finale. 

Një është e sigurt, Mustafiq ka siguruar medaljen e bronztë. 

“Remzo Mustafiq sot në ora 15:15 paraqitet në ring kundër boksierit nga Ukraina në luftë për finale.

Shpresojmë se edhe sot Remzo do të na gëzoj me fitore dhe ta siguroj medaljen e argjendtë dhe finalen”, thotë Shefki Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Ngjarja paraprake

Cardi B reklamon Lamborghinin dhe nxjerr gjoksin

Ngjarja e ardhëshme

Hudhen poshtë tri padi të republikanëve për parregullësi në zgjedhje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian