Reprezentuesi i Kosovës me Torinon befasojnë Juventusin!

Pikë e madhe për Torinon në derbin e zjarrtë të qytetit! 

Torino si mysafirë i rrëmbeu pikë rivalit të madh, Juventusit, duke barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A.

Reprezentusi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit standard, duke treguar lojë shumë të mirë.

Në minutën e 13-të, de Ligt shënoi për Juven, por rezultati barazohet në pjesën e dytë.

Në minutën e 62-të, futbollisti Belotti barazon rezultatin 1:1.

Juventusi është në vend të katërt me 47 pikë e Torino i dhjeti me 33 sosh. Vojvoda vlerësohet me notë 6.9 nga Faqja për statistika “Sofascore”.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Demalia: Berisha nuk duhet të jetë as në politikë dhe as në media për një arsye

Story i radhës

“Kam bërë s*ks me të treja motrat e gruas sime”

Të fundit nga