Pyetjes së kryeministrit Edi Rama për presidentin Ilir Meta se, “çfarë borxhi i kanë shqiptarët që i kanë dhënë çdo post dhe prapë e durojnë?”, i jep përgjigje ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një postimi në Facebook, Manjani pyet tashmë Metën: “E bëre kryeministër dhe tani të kërkon hesap. Vërtetë, çfarë borxhi të kanë shqiptarët për këtë peshqesh…!?”.
Postimi i plotë:
“Megjithmend Ilir, çfarë borxhi të kanë shqiptarët ty që ua bëre peshqesh Edi Ramën?!
I dhe oskigjen politik sa herë i merrej fryma në PS. E bëre dhe e mbajte kryetar Bashkie 12 vjet.
Pastaj e bëre dhe Kryeministër. Tani të kërkon dhe hesap… Vërtetë, çfarë borxhi të kanë shqiptarët për këtë peshqesh…!?
Por borxhet duhen larë deri me 25 prill. Nëse nuk lahen, atëhere i jemi të gjithë borxhli Edi Ramës, siç ata para nesh ishin borxhli ndaj Enver Hoxhës.
Është serioze këtë herë. Posti i Presidentit nuk mjafton…”, shkruan Manjani.