Replika në distancë/ Rama reagon sërish për takimet e Bashës: Jam i frikësuar për njerëzit tuaj!

Mes kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike sot ka pasur replika në distancë për takimet elektorale që lideri demokrat bën me qytetarët në shesh.

Kryeministri thotë se Basha mbledh qytetarët duke i rrezikuar nga infektimi i virusit.

“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bëjë dasmë teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë!

Premtim i mbajtur fatkeqësisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ngjarja paraprake

Pas skandaleve seksuale, kryeministri australian riformaton ekipin qeveritar

Ngjarja e ardhëshme

Mariçiq: Përskaj luftës me pandeminë do të vazhdoj edhe lufta kundër korrupsionit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian