Reperi shqiptar bën rrëfimin prekës: Unë linda në Afrikë, kam qenë i pastrehë

Artisti me origjinë shqiptare Gashi, i cili është një ndër emrat më të njohur të repit në SHBA, ka ndarë në “Instagram” një video ku përmend rrugëtimin e tij ndër vite, sukseset dhe vështirësitë.

Gashi është shprehur në video se pjesën më të madhe të jetës ka qenë i pastrehë dhe se muzika i ka shpëtuar jetën.

“Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti nuk e di se deri ku unë mund të arrij. Muzika më shpëtoi jetën”, thuhet në video.

Sakaq, krah saj reperi ka shkruar se do të sjellë edhe dy albume të tjera këtë vit, madje ai beson se do të bëhet një nga artistët më të mëdhenj.

“Unë jam marrë me muzikë që nga viti 2009… Kam publikuar 3 albume…. Do të sjellë edhe 2 të tjera këtë vit… Unë ende ndjej se nuk e kam arritur ende majën… Ende zgjohem duke besuar se do të jem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë… dhe do ta bëj.”

Kujtojmë se rreth dy vite më parë ai solli një dokumentar d që titullohet “Now you know” (Tani ti e di). Mes të tjerash ai flet edhe për periudhën e luftës në Kosovë, vështirësitë e të qenurit emigrant, dhe peripecitë që ka kaluar reperi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot fillon stina e pranverës, pritet rritje e temperaturave

Story i radhës

Zelensky do të mbajë fjalim sot në Kuvendin e shtetit neutral

Të fundit nga