Reperi kosovar arrestohet në Belgjikë?

12:46 | 14 Prill 2021

Foto: Ilustrim

Reperi kosovar duket se pati sërish probleme me drejtësinë.

Reperi Moss Della duket se është vënë në pranga gjatë qëndrimit në Belgjikë, shkruan lajmi.net.

Të paktën, kështu ka lënë të kuptohet një postim që bëri xhiro në rrjete sociale, e të cilin e shpërndau edhe ai.

Ai ripostoi foton, ku shihen pamje teksa artisti gjendej para veturës së policisë dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi rastin.

“Erdh dellashi apet pa merak”, ka shkruar ai sipër fotos.

Nuk dihet arsyeja që e shtyu artistin të shoqërohej para organeve të rendit në Belgjikë, por duket se është liruar menjëherë. /Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Ja çfarë shkruante media kroate për dyshen Kujtim Shala - Davor Shuker

Ngjarja e ardhëshme

Fillon pastrimi i lindanit nga deponia e vogël në Ohis

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian