Renova la pa fjalë Vardarin! Shkëndija dhe Struga TL barazojnë

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, la pa fjalë Vardarin midis të Shkupit, në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. 

Renova barazoi me rezultat 3:3 me Vardarin, duke importuar një pikë të madhe me shije të fitores! Djelmoshat e Renovës treguan lojë dhe mirë dhe e nxorën një pikë shumë të vlefshme.  Për Renovën shënuan futbollistët Selmani (28’), Belija (42’), Jasharovski (90’) dhe për Vardarin Mirçevski (6’), Popzlatanov (13’) dhe Petkovski (40’). 

Struga Trim & Lum si mysafirë barazoi 1:1 me Pelisterin nga Manastiri. 

Lena shënoi në minutën e 77-të për Struga TL por Hot ia mohoi fitoren në minutën e 90+1.

Lideri i kampionatit Shkëndija nga Tetova si vendas zhgënjeu, barazoi 1:1 me Rabotniçkin. Për tetovarët realizoi Ibraimi (16’) dhe për rivalin Stakonvski (51’). 

Kampionati i Maqedonisë së Veriut 
Bellasica-Boreci    2:2
Vardari-Renova 3:3
Pelisteri-Struga TL    1:1
Makedonija GP-A. Pandev 3:1
Shkupi-Sileksi    1:0

Tabela
1. Shkendija    10    6    4    0    21:8    22
2. Shkupi    10    7    1    2    17:9    22
3. Makedonija GP    10    6    1    3    16:11 19
4. Boreci    10    4    4    2    11:10    16
5. Struga Trim & Lum    10    4    3    3    10:7    15
6. Sileksi    10    4    2    4    21:13    14
7. Rabotniçki    10    2    6    2    10:9    12
8. Pelisteri        10    2    6    2    8:8    12
9. Vardari    10    3    3    4    12:18    12    
10. Renova    10    1    5    4    12:16    8
11. Akademia Pandev    10    2    1    7    4:12    7
12. Bellasica    10    0    2    8    5:26    2

Ngjarja paraprake

Patriotizmi i ortodoksisë shqiptare, pena e Rilindjes Kombëtare

Ngjarja e ardhëshme

Irani vendos trupat përgjatë kufirit të konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian