Renova dhe Struga TL në çerekfinale! 

Skuadrat shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Struga &Trim Lum falë penalltive u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Ndeshje e mirë në Strugë, mes Struga &Trim Lum dhe Rabotniçkit, e cila përfundoi pa gola (0:0), por me penallti triumfuan struganët me rezultat 4:3 dhe shkojnë më tej. 

Renova, megjithëse kishte një lojtar më pak nga minuta e 52-të, ia doli ndaj Pelisterit nga Manastiri. Ndeshja u mbyllë baras (2:2), por Renova me penallti triumfoi me rezultat 5:4. 

Akademia Pandev, Shkendija, Makedonia GP, Shkupi, Sileksi, Bellasica, Renova dhe Struga Trim Lum kualifikohen në çerekfinale. 

Rezultatet

Akademia Pandev – Vardari 1:0
Shkendija – Gostivari 1:0
Bregallnica – Bellasica 0:1
Struga TL – Rabotniçki    0:0 (4:3 me penallti)
Shkupi – Kit Go    5:0
Renova – Pelisteri 2:2 (5:4 me penallti)
Makedonia GP – Kamenica Sasa 6:0
Kozhuf- Sileksi 1:3

Ngjarja paraprake

Taksat e Shpend Ahmetit dhe të zëvendësit Selim Pacollit janë shkelje e të drejtave elementare të njeriut

Ngjarja e ardhëshme

Kokaina në vlerë 500 milionë dollarësh gjenden në kontejnerë qymyri në Paraguai

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian