RENEA rrethoi resortin luksoz, ja kush u arrestua

Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me operacionin që u krye dje në Kurbin, ku u mbajt i rrethuar për disa orë me radhë një resort.

Personi i vënë në pranga është Cen Karriçi, që në momentin e kontrollit i është gjetur armë pa leje. Sipas policisë 30-vjeçari ka qenë me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Policia njofton se gjatë këtij aksioni janë shoqëruar dhe 5 persona me precedentë të mëparshëm penalë, po duket se pas verifikimeve janë lënë të lirë pasi nuk iu është gjetur asgjë e paligjshme.

Operacioni nisi pasi kishte indicie se në zonën e Kurbinit fshiheshin vrasësit e dyshuar të Shkëlzen Kastratit, por pavarësisht aksioneve, Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tyre.

Njoftimi:

Kontrolle të befasishme në disa ambiente për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin.

Gjatë kontrolleve sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera që dyshohet se do të  përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale.

Vihet në pranga 30- vjeçari, poseduesi i armës së zjarrit dhe targave të vjedhura

30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona me precedent të mëparshëm penal.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e  personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionet e ardhura  nga qytetarët në ‘Komisariatin Dixhital’, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente  në Milot, Kurbin e Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve , në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë  “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit C. K.,  30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm  pa leje.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes se  targave  të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat  u gjetën brenda ambienteve rrethuese  të objektit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit C. K., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Vjedhja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kanë vijuar edhe në disa ambiente të tjera në qarkun e Lezhës, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim disa persona me precedent të mëparshëm penal.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin  112,  çdo rast të  paligjshmërisë , duke ju siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Ngjarja paraprake

Ushtria në Mianmar shpërndan protestuesit kundër puçit

Ngjarja e ardhëshme

Intel apo AMD, si krahasohen procesorët në gaming

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian