Rëndohet situata te Interi

Vazhdojnë lajmet e këqija për Interin dhe Antonio Conten. Një tjetër element i rëndësishëm humbet derbin e Madoninës që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Bëhet fjalë për anësorin anglez Ashley Young i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Shkon në këtë mënyrë në 6 numri i futbollistëve të prekur te Interi me COVID-19 duke e bërë situatën shumë emergjente në prag të derbit.

Duke patur parasysh edhe faktin që pjesa më e madhe e futbollistëve zikaltër janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre në Appiano Gentile në dispozicion të Antonio Contes gjatë këtyre ditëve kanë mbetur vetëm dy portierë Handanovic e Padelli si dhe 2 mbrojtës Ranocchia e Darmian. Ka qenë vetë klubi i Interit që ka bërë me dije se Young ka rezultuar pozitiv dhe tashmë frika për infektime të tjera vazhdon të jetë prezente.

Ngjarja paraprake

4 viktima dhe 168 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ngjarja e ardhëshme

Shuhen shpresat për ndërtimin e shkollës në Idrizovë për këtë vit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian