Rendohet bilanci i viktimave në Turqi, gazetari shqiptar në Izmir: Ka ende shpresë për të mbijetuar

Ekipet e emergjencave në Turqi vijojnë gërmimet në rrënojat e ndërtesave të shembura, teksa bilanci i vdekjeve nga tërmeti i së premtes ka shkuar në 60 dhe shpresa për të gjetur të mbijetuar po zbehet. 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi 58 vdekjet në qytetin bregdetar të Izmirit, ndërsa 2 të tjerë u regjistruan në ishullin grek të Samosit. Autoritetet vendase deklaruan se 20 godina ishin shkatërruar në lagjen “Bajrakli” të Izmirit, ku po realizohej një proces transformimi urban për shkak se ndërtesat nuk ishin rezistente ndaj tërmeteve. 

Turqia ndodhet në një zonë të ndjeshme sizmike dhe preket shpesh nga tërmetet. Në vitin 1999, dy lëkundje të fuqishme lanë pas rreth 18 mijë viktima në veri-perëndim të vendit.

Gazetari shqiptar që jeton dhe punon në Izmir, Sokol Brahaj ndërsa ndiqte nga afër operacionin për shpëtimin e personave që gjenden në një ndërtesë të shembur tha se, në orët e pasdites të së dielës janë nxjerr dy persona.

Gazetari Brahaj tha se, bëhet fjalë për një gjyshe dhe mbesën e saj, por nuk dihet gjendja e tyre pasi autoritetet turke nuk lejojnë filmimin e momentit të nxjerrjes së trupave.

“Pamjet mbulohen me kamionë në momentin që nxirren personat nga rrënojat por shpresojmë që të jenë nxjer të gjallë”, deklaroi gazetari duke folur për Euronews Albania.

Brahaj shprehet se bëhet fjalë për një personel të kërkim shpëtimit prej mbi 2 mijë persona që ende vijojnë punën për të kërkuar të mbijetuar, ndërsa vetë Erdogan ka vizituar disa nga ndërtesat e shembura.

Ngjarja paraprake

Serbia çfarë (s’) e njohim

Ngjarja e ardhëshme

Kryeministri britanik: Spitalet shumë shpejt do detyrohen të zgjedhin mes pacientëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian