Remzie Osmani flet si asnjëherë për fillimet e saj: Kisha turp kur më jepnin lekët (FOTO LAJM)

Remzie Osmani është një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në trojet shqiptare.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo është rrëfyer si kurrë më parë. Ka folur për fillimet e karrierës, zgjedhjen për të kënduar muzikë popullore dhe deri te statusi i gjyshes.

“Unë tani kam filluar me këngën popullore dhe kam tentuar ndryshe. Edhe pse kam kënduar ndonjëherë balada, po nuk e shoh veten nëpër festival. Edhe më ka pëlqyer më shumë kjo muzikë. Unë gjithmonë e kam një shprehje e them. Në çdo dasmë sado të kesh muzika të tjera, kur fillon popullorja të gjithë ngrenë duart. I zien gjaku dhe kjo është e vërteta.

Habitem se si rinia i di të gjitha këngët tona. Është emocionuese. Në Shqipëri janë sikur e kanë më të lirë qasjen te artisti, ndërsa në Kosovë janë më të turpshëm. Nuk e thonë fjalën dhe kërcejnë më ngadalë. Në Prishtinë dalin, kurse në vendet e tjera dalin pak më pak.

Unë kohë më parë dhe deri në moshën 20 vjeçare jam turpëruar kur më jepnin lekët. Më vinte zor kur më jepnin lekët. Këndonin këngë patriotike dhe këtë e bënim se donim. Nga mosha 23 vjeçare kam filluar koncerte me pagesë dhe më tej kam pasur turp. Prap bëj lëshime, për mua e rëndësishme ishte të dilja te publiku”.

Sa i përket, vëllait Nexhatit, ajo u shpreh: “Sa i takon Nexhatit, nuk e di kujt i shkon më shumë një duet se mua dhe vëllait tim. Ka një zë shumë të mirë dhe nuk e di si mund ta lë”.

Remzia foli edhe për mbesën e saj dhe përkushtimin që i dedikon, duke ndjerë shumë emocione.

“Kënaqësia më e madhe në botë. Unë gjithmonë jam munduar për pamjen time të dukem mirë. Por nuk e thënë kot, mjalti i mjaltit. Me një dorë kap tenxheren përlyhem dhe nga dora tjetër e mbaj dhe e kam hall se mos përlyej. Po rri shumë me të përveç se kur nuk jam në koncerte”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mesiq tregon detaje interesante për shqiptarët – befason me parashikimin për Ukrainën dhe Rusinë

Story i radhës

Dy vite burg për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtarja shpallet fajtore për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Të fundit nga