remenski themeli i sigurise kombetare jane marredheniet e mira nderetnike dhe nderfetare 65b2e1f7198ef

Remenski: Themeli i sigurisë kombëtare janë marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfetare

January 25, 2024
1 minut lexim

Profesoresha Frosina Remenski sonte në “Click Plus” në TV21 tha se themeli i sigurisë kombëtare në Maqedoni gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfetare.

“Themeli i sigurisë kombëtare janë marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfetare. Shikoni vetëm shpërthimet e kësaj intolerance ndëretnike. Nuk do të gjeni një argument të vetëm të shëndoshë pse kritikoni zgjedhjen e një shqiptari kryeministër, në të ardhmen do të kemi një situatë që të zgjedhim një president shqiptar. Njerëzit udhëhiqen kryesisht nga partitë politike. Nëse mendojnë individualisht, nuk e kanë problem nëse personi është cilësor. Është si të zgjedhësh të operohesh nga një kirurg i mirë, e jo të operohesh nga kirurgu sepse ai nuk të përshtatet etnikisht, por është i mirë”, tha Remenski.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Rusët po gënjejnë rreth viktimave të aeroplanit të rrëzuar”, ukrainasit thonë se disa të burgosur ishin shkëmbyer që moti

Story i radhës

Kabashi: 3 punëtorë e kanë lëshu Zvicrën dhe kanë ardhë me punu në Kosovë te unë

Të fundit nga

ShkoLartë