REL/ Raportohet se një gjeneral rus është vrarë gjatë luftimeve në Donbas

Media shtetërore ruse ka konfirmuar vdekjen e një prej gjeneralëve të lartë të Moskës, gjatë luftimeve të ashpra në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, transmeton BBC.

Gjenerali Roman Kutuzov është vrarë teksa ka qenë duke udhëhequr një sulm, ka thënë një gazetar i medias shtetërore, Rossiya 1.

Sipas tij, gjenerali Kutuzov ka qenë duke komanduar trupat në të ashtuquajturën Republikën Popullore të Donjeckut.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar këto raportime.

Ushtria ukrainase ka konfirmuar po ashtu vrasjen e gjeneralit, Kutuzv, pa ofruar detaje shtesë për shkaqet.

Raportimet për vdekjen e tij vijnë teksa në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe lajmi se një tjetër gjeneral rus, Roman Berdnikov, është vrarë në luftime gjatë fundjavës.

Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar këto pretendime.

Komandantët rusë janë duke u përfshirë në front të luftës, si tentim për të çuar përpara pushtimin.

Deri më tani, Moska ka konfirmuar vdekjet e tre gjeneralëve të lartë.

Kievi pretendon se ka vrarë 12 gjeneralë dhe zyrtarë të inteligjencës perëndimore kanë thënë se të paktën shtatë komandantë janë vrarë./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zjarri në ishullin e Sazanit/ Ministria e Mbrotjes: Po vlerësohet nevoja për ndërhyrje të mëtejshme

Story i radhës

“Çmenden” çmimet e derivateve të naftës, dizeli arrin në 102 denarë

Të fundit nga