Gostivar, 28 shtator 2020 (MIA) – Në ngjarje të rastit në sallën sportive të SHF “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar u dorëzua donacioni në rekuizita sportive si pjesë e projektit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, që e zbaton “Qendra për bazë të përbashkët”, në bashkëpunim me komunën e Gostivarit. Me donacionin janë përfshirë të gjitha shkollat komunale.
Përfaqësuesi i ambasadës së Mbretërisë së Holandës, Jurian Midëlholf theksoi se në dy vitet e fundit së bashku me ambasadën britanike, me të cilën e mbështetën këtë projekt kanë kontribuuar për përforcimin e rezistencës së bashkësive lokale nga ekstremizmi i dhunshëm, veçanërisht tek të rinjtë,
Në pranim dorëzimin e pajisjes mori pjesë edhe kryetari i Gostivarit, i cili u falënderua për bashkëpunimin përmes projektit dhe theksoi se përfshirja e sa më shumë nxënësve në zona të ndryshme sportive është mundësi më shumë për largimi i të rinjve nga dhuna në shoqëri.
“Besoj se me këtë organizatë kontribuuam për përfshirjen e numrit sa më të madh të nxënësve në zona të ndryshme të sportit. Në atë mënyrë mundësuam alternativë dhe rrugë të re mes opsioneve që u ndihmojnë të rinjve tanë dhe t’i largojnë nga dukuritë si ekstremizmi dhe dhuna në shoqëri”, tha Arben Taravari kryetar i Gostivarit.
Dy vitet e fundit përmes Qendrës për bazë të përbashkët, u organizuan shumë ngjarje sportive në shkollat e Gostivarit, Çairit dhe Kërçovës. zgm/fb/