Rektori i UT-së Prof.Dr Vullnet Ameti uron festën e Fitër Bajramit

Të nderuar besimtarë të fesë islame,
Në emër të Universitetit të Tetovës, më lejoni që nga zemra t’jua uroj festën e Fitër Bajramit, me shpresë se Zoti do ta pranojë agjërimin Tuaj dhe do t’jua shpërblejë të gjithëve me begati, mirëqenie dhe harmoni familjare.

Le të besojmë se, kjo ditë e shënuar do të na frymëzojë për forcimin e besimit, respektit ndaj shoqërisë, mendjeve dhe zemrave tona drejt qëllimeve të larta humane.

Kjo festë, të gjithë besimtarët e fesë islame i afron pranë njëri-tjetrit, për të shprehur vlerat njerëzore si, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve.

Urime Fitër Bajrami për të gjithë Ju!

Rektori

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Ngjarja paraprake

Amerikani i habitur nga Kosova, ja arsyeja

Ngjarja e ardhëshme

Bebe Rexha tregon si e çliron stresin në situata të vështira

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian