Rekord viktimash dhe rastesh të reja me Covid-19 në Poloni

Polonia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 236 vdekje dhe 18.820 raste nga koronavirusi i ri (COVID-19), shifër më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifrat e reja çuan numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 299.049 dhe numrin e vdekjeve në 4.851.

Aktualisht në spitale në mbarë vendin po trajtohen 13.391 pacientë të prekura nga virusi, prej të cilëve 1.150 janë në kujdes intensiv.

Gjithsej 123.504 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, përfshirë 4.267 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ngjarja paraprake

Drejtori i Urgjencës flet për shifrat rekord të të infektuarve

Ngjarja e ardhëshme

EBA do të shesë verën e Izraelit, të prodhuar në Lartësitë e Golanit të okupuar

të fundit nga