Rekord i zi, Rusia raporton 613 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Rusia ka regjistruar 613 humbje jete në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, duke shënuar kështu një rekord të ri të viktimave nga virusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në vend ka arritur në 45.893.

Po ashtu u raportuan 28.585 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në 2,59 milionë.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Rusi aktualisht është 491.978.

Numri i të shëruarve po ashtu është rritur në 2,05 milionë, përfshirë 26.171 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit.

Ngjarja paraprake

Në repartet infektive ende ka shtretër të lirë

Ngjarja e ardhëshme

“Nga pajisjet mjekësore, te bizneset”, Justifikohet Presidenca: Ja pse Meta i kthen Kuvendit “Buxhetin 2021”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian