Rekomandohet bartja e maskave në transportin publik, suedezët ndërrojnë taktikë pas numrit rekord të vdekurve brenda një dite

Autoritetet suedeze kanë ndërmarrë masa kundër coronavirusit, duke u rekomanduar të bartin maska në transport publik gjatë pikut të trafikut.

Siç raporton Reuters, e tëra kjo po ndodh, pasi ky vend skandinav ka shënuar numër rekord të vdekurish brenda 24 orëve – 243

Rekomandimet për bartje të maskës në shtetin që ka refuzuar të aplikojë masa të rrepta në luftën kundër pandemisë, po vijnë në kohën kur edhe agjencia kombëtare e shëndetësisë u bëri thirrje punonjësve shëndetësor të bartin maska.

Të martën Suedia ka regjistruar 8.846 raste të reja me COVID-19 si dhe 243 tjerë, që kanë humbur jetën nga infeksioni i coronavirusit që është shifra më e lartë e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Ngjarja paraprake

ARTAN GRUBI përzgjidhet personazh i vitit 2020 në OPINION të Blendi Fevziut

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI: Viti 2020 ka qenë i rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian