Reguilon nuk e harron Realin

Mbrojtësi i Tottenhamit, Sergio Reguilon ka folur lidhur me rikthimin e mundshëm të Real Madridi.

Spanjolli iu bashkua Spurs në shtator, mirëpo “Los Blancos” kanë mundësinë e riblerjes së lojtarit në të ardhmen.

Reguilon ka zbuluar se nuk flet me Zidanen derisa është i hapur për rikthimin.

“Ne nuk flasim. Nuk bisedova as kur u transferova të Tottenhami. Nuk isha i lënduar ose i befasuar për largimin”.

“Kur me pyesin për Realin tregoj që me kanë dhënë gjithçka, gjithmonë ka qenë shtëpia ime”.

“Rikthimi? Nuk varet nga unë, jam i fokusuar tjetër kund, por do ishte mirë”, tha ai.

Pos tij, nga Reali u larguan edhe yjet e tjerë si Achraf Hakimi, Borja Mayoral, James Rodriguez, Gareth Bale dhe Oscar Rodriguez.

Ngjarja paraprake

I grabisin makinën, habit pronari në Shkodër: Kush ka informacion, i jap makinën dhe 5 mijë euro Cash!

Ngjarja e ardhëshme

Shpërthime në aeroportin e Adenit menjëherë pas mbërritjes së kabinetit të qeverisë së re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian