Regjistrimi/ Osmani: Brenda 10 ditëve u regjistruan 50 mijqytetarë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes profilit të tij në Facebook, vuri në dukje se nga 10 ditët e para të regjistrimit të popoullsisë, me të cilën për herë të parë përfshihet edhe diaspora deri më tani  janë regjistruar rreth 50 mijë qytetarë. Ai njofton se janë të angazhuar në proces, kanë linja të hapura, në mënyrë që qytetarët të mund të adresojnë ndonjë problem.

Informacionet janë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në faqet e internetit të ambasadave të RMV-së.

Osmani thekson se aplikacioni funksionon thjesht,ndërsa ambasadat në të gjithë botën janë angazhuar për të bërë plane veprimi për të qenë në gjendje të arrijnë te çdo qytetar.

“Në Romë kishim takime jashtëzakonisht të mira. Ne u takuam me qytetarët tanë dhe shoqatat e qytetarëve. Njerëzit janë veçanërisht të interesuar për regjistrimin, por edhe për rivendosjen e lidhjeve në vend në përgjithësi. Javën tjetër nisemi për në Bernë dhe Spanjë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’u siguroni njerëzve informacion, t’i dëgjoni ata, të jenë të durueshëm. Njerëzit do ta vlerësojnë këtë dhe i gjithë ky proces është i rëndësishëm për të gjithë ne” – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Osmani tha se qëllimi është të sigurojnë pjesmarrje më të madhe të diasporës në regjistrim dhe se të dhënat e besueshme do të hapin shumë mundësi për shtetin,diasporën dhe MPJ-në. Do të ketë shërbime më të mira në shtet,mbulim më të madh me konzullata,dhe krijimin e politikave për kthimin e qytetarëve në vend.

Ngjarja paraprake

Plas sherri me shoqeve të ngushta, Xhensila Pere dhe Xheisara i nxjerrin të palarat njëra-tjetrës në lidhje me meshkujt

Ngjarja e ardhëshme

Zgjedhje në kohën e koronës/ Votime në Gjermani, priten goditje për CDU-në

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian