Regjimi i posaçëm i trafikut nesër në Shkup

Nesër (30.05.2023) duke filluar nga ora 08:00, Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Ambasadën Amerikane do të zhvillojë stërvitje, gjatë së cilës Njësiti i Sigurisë Rrugor në Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të trafikut. Rruga “Samoillova” do të mbyllet për qarkullim nga rruga “Lazar Liçenovski” (ambasada e SHBA-së) deri në kryqëzimin me rrugën “Prohor Pçinski” dhe nga ndërtesa e Ujësjellësit deri te Ambasada Amerikane në Shkupi. Në rast nevoje do të mbyllet për qarkullim edhe bulevardi “Nikolla Karev” me shtrirje nga rruga “Brigada Maqedonase-Kosovare” deri në rrugën “8-Shtatori” në Shkup.

SPB Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Maj 2023

Story i radhës

Femra, kjo ngjyrë i “tranon” meshkujt

Të fundit nga