Regjimi i Asadit pretendon se Izraeli kreu sulm ajror në Damask

Regjimi i Bashar Al-ASadit pretendoi se Izraeli ka kryer sulm ajror në kryeqytetin Damask të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve SANA e regjimit të Asadit, në lajmin e saj të bazuar në burim ushtarak pretendon se Izraeli nëpërmjet lartësirave të Golanit ka kryer sulm ajror rreth orës 03:11 me orën lokale ndaj disa pikave ushtarake të regjimit në jug të Damaskut.

Si pasojë e sulmit humbën jetën 3 ushtarë të regjimit pretendohet në lajmin në të cilin vihet në dukje se ka pasur edhe dëme materiale.

Gjithashtu në lajm pretendohet se sistemet e mbrojtjes së regjimit të Asadit kanë rrëzuar disa raketa të Izraelit.

Krahas ushtrisë së regjimit në kryeqytetin Damask dhe në zonat periferike dihet se ndodhen edhe elementët e grupeve terroriste nën urdhrin e Gardës Revolucionare të Iranit dhe kryesisht elementët e Hezbollahut libanez.
Që nga viti 2011 kur filloi lufta e brendshme e deri më tani, Izraeli herë pas here kryen sulme ndaj pikave ushtarake të regjimit dhe grupeve me mbështetje iraniane në Siri.



. .

Ngjarja paraprake

Rita Ora shumë shpejt mund të jetë një ndër artistet më të paguara

Ngjarja e ardhëshme

U turpëruar nga Spanja, Joachim Low mund të shkarkohet nga Gjermania

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian