Regjimi i Asadit: Izraeli kreu sulm raketor në jug të Sirisë

Regjimi i Bashar al-Asadit pretendon se Izraeli ka kryer sulm raketor në qytetin Quneitra në jug të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve SANA e regjimit të Asadit, në lajmin e saj të bazuar në burimet ushtarake, pretendon se Izraeli kreu sulm raketor ndaj qytetit Quneitra në jug të vendit në orën 10:42 sipas kohës lokale.

“Sistemet tona të mbrojtjes përballuan raketat e armikut dhe rrëzuan shumë prej tyre”, thuhet në lajmin ku bëhet e ditur se si pasojë e sulmit ka pasur dëme.

Krahas ushtrisë së regjimit në Quneitra ndodhen edhe pikat ushtarake të grupeve terroriste të huaja nën urdhrin e Gardës Revolucionare të Iranit.

Regjimi i Asadit ka thënë gjithashtu se Izraeli ka kryer sulme ajrore më 13 janar në Deir ez-Zor në lindje të Sirisë, më 7 janar në jug të kryeqytetit Damask, më 30 dhjetor 2020 në rajonin Nebi Habil në periferinë perëndimore të Damaskut.

Që nga viti 2011 kur filloi lufta e brendshme në Siri, Izraeli herë pas here kryen sulme ndaj pikave ushtarake të grupeve me mbështetje iraniane dhe të regjimit.



. .

Ngjarja paraprake

Dita nis me kthjellime, mësoni si do të ndryshojë moti në vijim

Ngjarja e ardhëshme

Kishte rënë në koma pak para se të shpërthente pandemia, 19-vjeçari përjeton shok kur zgjohet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian