Regjim komunikacioni për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale Orashë – Radushë

Tetovë, 5 tetor 2020 (MIA) – Prej sot fillojnë punët ndërtuese për rindërtimin e korsisë dhe vendosjen e shtresës së asfaltit në rrugën rajonale Р2234 në vendin Orashë e Poshtme, komuna e Jegunovcit afër Radushës, komuna e Sarajit, në realizim të seksionit të Tetovës së Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtje dhe Mbrojtje të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale (Rrugët e Maqedonisë). Gjatësia është rreth gjashtë kilometra.

“Për shkak të realizmit të punëve ndërtimore do të ketë ndërprerje në komunikacion në atë seksion për çdo ditë prej orës 8:30 deri në orën 16:30, gjatë njëzetë ditëve të ardhshme derisa zgjasin punët sipas  kushteve të motit. Gjatë ditëve të kaluara u bë gërryerja e sipërfaqes dhe do të vazhdojë me arnim dhe sanim të pjesëve të dëmtuara të rrugës dhe pastaj ndërtim komplet i rrugës me asfalt”, informoi Dejan Jovanovski, udhëheqës i seksionit të Tetovës pranë Ndërmarrjes Publike.

Aksi rrugor është i gjatë 3,70 metra. Duhet të rindërtohen rreth 8.500 metra katrorë asfalt. Nga ndërmarrja këshillojnë që qytetarët e rajonit të Tetovës përmes Jegunovcit dhe Siriçinës të dalin në autostradën Tetovë – Shkup si drejtim alternativ për lëvizje. fc/

Ngjarja paraprake

12 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, një në gjendje më të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Sali Berisha: Ish shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi nuk bëri asnjë hetim për vrasjen e Remzi Hoxhës

të fundit nga