Refuzojnë

Ronaldo ka refuzuar një ofertë të majme për të reklamuar Arabinë Saudite si destinacion turistik.

Marca bën me dije se portugezit i është ofruar një kontratë prej 6 milionë eurosh në vit, por në fund portugezi ka refuzuar.

Jo vetëm Ronaldo, por edhe Messi mësohet të ketë refuzuar një ofertë të tillë. Edhe argjentinasi nuk e ka parë të arsyeshme të reklamojë vendin nga Lindja e Mesme.

Kontrata e të dyve përfshinte pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme dhe vizita në Arabi.

Kjo e fundit po përdor sportin për të rregulluar emrin e saj në botë dhe për t’u shndërruar në një destinacion të dashur turistik për vizitorët nga e gjithë bota. Por për momentin atyre u është refuzuar ndihma nga dy prej më të mëdhenjve të historisë..

Ngjarja paraprake

Pas sulmit të piratëve, anija me ekuipazh turk ankorohet në Gabon

Ngjarja e ardhëshme

Një deri 3 mijë euro për të lejuar ndërtime të paligjshme, gjykata jep vendimin për punonjëst IMT-së

të fundit nga

Flet Agnelli

Andrea Agnelli ka pranuar se Superliga Evropiane nuk do të mund të

AlbanianEnglishMacedonian