Refuzoi të hajë picën që ia kishte sjellë kamerieri me “ngjyrën e errët” të lëkurës, pronari i restorantit në Napoli kishte një përgjigje për klienten

Lajmi për një grua e cila brenda një picerie në Napoli të Italisë refuzoi të hajë picën, të cilën kamerieri që ia shërbeu kishte “ngjyrën e errët të lëkurës”, është bërë virale në rrjetet sociale.

“Por, ai është i zi”, kishte thënë gruaja të cilën pronari i picerisë e njeh, dhe kishte pranuar se ajo këto komente i bëri kur pa kamerierin që me prejardhje është nga Bangladeshi.

Ajo kishte refuzuar të hajë picën e porositur, duke pretenduar se kamerieri duke marrë parasysh se është i huaj mund të jetë i infektuar me coronavirus.

Pronari i picerisë, Giuseppe Granata tentoi t’ia shpjegoj se është ndihmësi i tij Polash, i punësuar tek ai dhe që vazhdimisht ndërmerr të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara në ekspertët e shëndetësisë.

Përveç kësaj, Polash tash e 7 vite jeton dhe vepron në Itali. E për t’i treguar klientes që ai nuk bën kësi lloj dallimesh, ka postuar në profilin e tij një fotografi së bashku me kamerierin ku shihen duke ngrënë picën që gruaja e kishte porositur dhe nuk e kishte ngrënë.

Ngjarja paraprake

Melinda Ademi çmend fansat për “Halloween”, vjen me poza joshëse

Ngjarja e ardhëshme

“Periudha ime në Barcelonë ka marrë fund”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian