Refuzohet oferta e Milanit për Simakan

Gazeta franceze L’Equipe ka shkruar se Milanit i është refuzuar një ofertë 15 milionë euro për Mohamed Simakan e RC Strasbourgut

Sipas raportit, oferta është bërë më 23 dhjetor dhe ishte e shumës 15 milionë euro plus bonuse dhe shtesa.

Çmimi i tij besohet se është afër 20 milionë euro dhe kuqezinjtë përballen me garë nga Chelsea dhe OGC Nice, që po ashtu janë në garë.

Milani mbetet favorit dhe Simakan raportohet se është i interesuar që të transferohet më shumë në San Siro.

Ai ka vetëm 20 vjet dhe mund të luan në qendër të mbrojtjes por po ashtu në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Deri me tani në këtë sezon, Simakan ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist në 17 paraqitje në Ligue 1. 

Ngjarja paraprake

Ishte i infektuar me koronavirus, zbulohet sindroma e rrallë tek 7-vjeçari. Dyshohet se sëmundja vdekjeprurëse lidhet me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Gjukanoviq ia kthen parlamentit amendamentet e Ligjit për liritë fetare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian