Reforma e pensioneve në Francë/ Vijon përleshja mes protestuesve dhe policëve, plagosen 123 efektivë dhe arrestohen 80 demonstrues

Të paktën 123 policë janë plagosur dhe 80 protestues janë arrestuar gjatë demonstratave të dhunshme në Francë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin nëpërmjet një postimi në Twitter.

Rreth 1 milionë njerëz protestuan sot në Paris, duke shënuar numrin më të lartë deri më tani të pjesëmarrësve në këtë revoltë të organizuar kundër reformës së pensioneve.

Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik.  E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në ‘Place de l’Opera’.

Duke shmangur trazirat në vend, sot Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”.

Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjinovci – PDK-së e LDK-së: Asnjë gjitar dykëmbësh nuk han bari, disa ngrehin

Story i radhës

Transformoni përvojat tuaja në burime të emocioneve pozitive

Të fundit nga